Apple publikon iOS 11.2.6, adreson problemin në gjuhën Indiane

Shfletuesi Safari së bashku me aplikacionet Messages në macOS dhe Apple Watch gjithashtu prekeshin.

Apple publikoi ditën e sotme iOS 11.2.6 për të adresuar problemin në gjuhën Indiane (Telugu).

Me anë të një karakteri të vetëm të dërguar përmes aplikacioneve si Messages, Facebook Messenger apo WhatsApp, pajisjet iOS bllokoheshin.

Problemi u zbulua javën e kaluar dhe kushdo ishte i aftë të dërgonte karakterin dikujt tjetër dhe ti bllokonte qasjen.

Shfletuesi Safari së bashku me aplikacionet Messages në macOS dhe Apple Watch gjithashtu prekeshin.

Gjithashtu kompania dërgoi përditësime në watchOS, tvOS dhe macOS.

Apple kishte premtuar përditësimin përpara iOS 11.3 por do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme përmes iOS 11.2.6.

Kjo është hera e tretë në muajt e fundit që Apple dërgon një përditësim për të rregulluar keqfunksionimin e platfomrës iOS.

Situata të tilla janë përsëritur edhe në të kaluarën ku iPhone bllokohej përmes karaktereve. Muajin e kaluar me një link, iPhone ngriheshin