Apple publikon betan e parë publike të iOS 12

Por nuk duhet të tentoni asnjëherë të instaloni një beta të iOS në pajisjen kryesore. Në disa raste këto versione eksperimentale mund të dëmtojnë pajisjen.Ky është shansi juaj për të provuar iOS e ardhshëm. Apple publikoi betan e parë publike të iOS 12, versionit të ardhshëm madhor të sistemit operativ për iPhone dhe iPad.

Ndryshe nga betat e zhvilluesve, betat publike mund të shkarkohen nga të gjithë pa pasur nevojë për llogarinë 99 dollarëshe të zhvilluesve.

Megjithatë nuk duhet të harroni se është një beta. Si gjithnjë versioni i radhës i iOS do të mbërrijë në Shtator por Apple do të lëshojë disa beta mbase çdo javë gjatë verës.

Është një praktikë e nevojshme për të adresuar problemet dhe grumbulluar të dhëna nga një bazë e gjerë përdoruesish.

Por nuk duhet të tentoni asnjëherë të instaloni një beta të iOS në pajisjen kryesore. Në disa raste këto versione eksperimentale mund të dëmtojnë pajisjen.

Nëse keni një iPhone dhe iPad që nuk e përdorni atëherë drejtohuni tek uebsajti i Apple dhe regjistrohuni për të versionin beta.

Ju mund të shkarkoni skedarin e konfigurimit në Safari ose ta transferoni në iPhone dhe iPad përmes AirDrop.

Ndryshimet më të mëdha vinë në aspektin e performancës sidomos për modelet e vjetra si iPhone 6. Një tjetër risi e këtij versioni është funksionaliteti Screen Time i cili u tregon kohën e shpenzuar me telefonin në duar.

Zhvilluesit do të kenë mjete të reja për realitetin e shtuar falë ARKit 2.0.

Aplikacionet e fotove, lajmeve dhe stoqeve janë përmirësuar së bashku me aplikacioni e librave.

Memoji, një funksion i ri në iPhone X, është një avatar i përshtatur që mund ta përdorni në iMessage ose FaceTime.