Apple lëshon iOS 11.2.5

Pas shumë versionesh beta, më në fund Apple ka lëshuar përditësimin më në fundit iOS që arrin tashmë në versionin 11.2.5. Mund të shkarkoni këtë version direkt nga iPhone nëpërmjet funksionit OTA që ndodhet në menunë Settings, ose me anë të iTunes nga kompjuteri.

Ju kujtojmë se ky version sjell disa përmirësime në performancë, sistemon disa bug, sjell mbështetjen për HomePod dhe mundësinë për t’i kërkuar asistentit vokal Siri lajmet e fundit. Është sistemuar edhe problemi me aplikacionin e mesazheve që është hasur në disa pajisje.