90% e llogarive aktive në Gmail nuk përdorin verifikimin me dy faktorë

Verifikimi me dy faktorë është një mjet sigurie i cili kërkon një formë autorizimi krahas fjalëkalimin për aksesimin e llogarive.Një inxhinier i Google zbuloi se 90% e llogarive aktive në Gmail nuk përdorin verifikimin me dy faktorë.

Sipas një raporti të The Register ku citonte inxhinierin e softuerit Grzegorz Milka, verifikimi me dy faktor nuk është i detyrueshëm për llogaritë e Gmail.

Verifikimi me dy faktorë është një mjet sigurie i cili kërkon një formë autorizimi krahas fjalëkalimin për aksesimin e llogarive.

Procesi i verifikimit nga ana e Google realizohet përmes një kodi i cili dërgohet në telefonin tuaj me text, thirrje, aplikacion mobil ose një çelës sigurie USB i vendosur në kompjuter.

Sipas The Register mëse 10% përdoruesve që janë përpjekur të aktivizojnë Google 2FA kanë hasur probleme duke përdorur metodën me SMS.