2.5 miliard njerëz përdorin aplikacionet e Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Ky është një numër interesant sepse zbulon sesa është numri i përdoruesve dhe jo llogarive.Facebook ka gjetur një mënyrë sesi të fshehë faktin që përdoruesit po largohen nga aplikacioni kryesor në drejtim të Instagram dhe WhatsApp duke publikuar një shifër të re.

Facebook tha se 2.5 miliardë njerëz përdorin të paktën një prej aplikacioneve: Facebook, Instagram, WhatsApp ose Messenger.

Ky është një numër interesant sepse zbulon sesa është numri i përdoruesve dhe jo llogarive.

Konkretisht janë 2.5 miliardë njerëz përballë 2.3 miliard përdorues aktivë në muaj të Facebook, 1 miliard përdoruesve në Instagram, 1.5 miliard përdoruesve në WhatsApp dhe 1.3 miliard përdoruesve në Messenger.

Facebook thotë se kjo shifër përfaqëson mësë miri madhësinë e komunitetit. /PCWorld Albanian