10% e 3.7 miliardë dollarëve të ngritura nga ICO-të janë vjedhur në 2017-ën

Metodat e peshkimit ishin teknika më e përdorur nga hakerat duke vjedhur të paktën 1.5 milion dollarë në muaj nga ICO-të.Mëse 10% e fondeve të ngritura përmes “Ofertave Fillestare të Monedhave” ICO, janë vjedhur nga sulmet e hakerave gjatë këtij viti sipas një studimi të Ernst & Young.

Firma analizoi mbi 327 ICO me anë të cilave monedha të reja dixhitale hidhen në qarkullim dhe mësoi se 400 milion nga totali prej 3.72 miliardë dollarë janë vjedhur.

Metodat e peshkimit ishin teknika më e përdorur nga hakerat duke vjedhur të paktën 1.5 milion dollarë në muaj nga ICO-të.

Hulumtimi vuri theksin tek një detaj interesant ku volumi i ICO-ve është reduktuar ndjeshëm në fund të 2017-ës. Vetëm 25% e tyre arritën objektivat në Nëntor nga 90% në Qershor.

Sfidat me të cilat po përballen ICO-të vinë si rezultat i cilësisë së dobët të projekteve.

Zakonisht kompanitë që nisin një ICO përdorin paratë e grumbulluara për të ndërtuar platforma të reja teknologjike dhe financuar bizneset që përdorin monedhat