Versioni final i BMW 8 Series, ka pamje më të mirë se koncepti (Foto)

Koncepti kishte pamje mbresëlënëse, por versioni final duket edhe më mirë

Rikthimi i 8 Series ka pamje shumë të mirë dhe këtë e kemi kuptuar që nga prezantimi i konceptit, por versionin final që do ta shohim në muajin që vjen në Goodwood Festival of Speed, do të jetë edhe më i bukur, transmeton Telegrafi.Njohësit e veturave, që nuk u pëlqen aq shumë stili i ri dizajnues i BMW-së, kanë pasur lëvdata për konceptin që u prezantua gjatë vitit të kaluar. Por, transformimi që është bërë për produktin final, po pëlqehet edhe më shumë.

Kur është parë herë e kaluar, kishte linja të lëmuara, grill gjigant dhe dyer shumë të thelluara. Në pamjet që e tregojnë se si duket kur të prodhohet, shihet se është bërë më agresiv dhe me përfundime të kryera me kujdes, që i japin pamje elegante dhe sportive në të njëjtën kohë.

Pjesën e përparme e ka shumë më të gjerë, ndërsa trupi është më i gjatë, ka rrota më të vogla, ndërsa pasqyrat anësore i ka më të mëdha.

Me të gjitha këto ndryshime, besohet se 8 Series, do të jetë i një niveli tjetër, megjithëse pritet të shihet se çfarë do të shohim kur të prezantohet. Meqenëse duket se gjithçka është gati për prodhim, besohet se të gjitha të rejat do t’i shohim shumë më shpejtë. /Telegrafi/