Serisë G-Class i shtohen edhe dy modele shumë të shtrenjta (Foto)

Prodhuesi gjerman Mercedes ka zbuluar modelet nga seria G-Class që janë pjesë e edicionit të limituar dhe kanë çmim mjaftë të lartë.Makina me bazë në serinë AMG që njihet me shifrën G63, do të kushtojë duke filluar nga 163 mijë euro.

Vetura tjetër, G65 Exlusive Edition, do të kushtojë dy herë më shumë se e para dhe ka çmim fillestar prej 287 mijë euro.

Çmimet e këtyre veturave SUV të shpejta dhe për të gjitha terrenet, po konsiderohen shumë të larta.

Sidoqoftë, ata që duan të kenë një Mercedes të tillë, duhet të paguajnë tani dhe do t’u shkojë në shtëpi gjatë muajit shtator.