Porsche fiton 17 mijë dollarë nga çdo veturë

Porsche vitin e kaluar ka shitur mbi 238 mijë automjete dhe ka marrë fronin e pjesës më profitabile të grupit VW.Derisa rivalët Mercedes dhe BMW shënojnë profit prej pesëmijë dollarë për çdo veturë, Porsche fiton madje 17 mijë dollarë për çdo automjet.

Modeli Macan përbën madje 40 për qind të të gjitha shitjeve dhe mund të jetë edhe arsyeja kryesore e rritjes së shitjes për madje 47 për qind.

E gjithë kjo është llogaritur nga agjencia Bloomberg, e cila ka ardhur në konkludim se rritja mesatare për automobil është ngritur për nëntë për qind, transmeton KosovaPress.