Mercedes G-Class edhe pas afro 40 vitesh, sërish do të duket si kuti (Foto)

Modeli G-Class që është lansuar në vitin 1979, sërish do të ketë formën katrore, megjithëse të gjitha tjerat do t’i ndryshohen.Zyrtarë të kompanisë Mercedes, kanë bërë të ditur se modeli ri i kësaj serie, që prezantohet në fund të shtatorit, vjen me shumë risi, transmeton Telegrafi.

“Forma katrore nuk do të hiqet, por shumë ndryshime do të pësojë pjesa e jashtme së bashku me enterierin”, është thënë lidhur me rastin.

Nuk bëhen të ditura detajet, por makina që është e aftë edhe për terrene të vështira, në të ardhmen mund të ketë më shumë se 416 kuajfuqi sa ka tani.