Mercedes-Benz gaboi në deklarata, EQC mund të lëvizë shumë me gjatë me një mbushje (Foto)

Me vetëm një mbushje, bateria e EQC mund të lëvizë edhe 130 kilometra më shumë

Prodhuesi gjerman Mercedes, e ka lansuar të parën makinë, që e ka punuar prej fillimit deri në fund si një EV, transmeton Telegrafi. Modeli EQC që u lansua gjatë javës së kaluar, u pëlqye shumë ekspertët, megjithëse mundësia për të lëvizur me vetëm 321 kilometra me një mbushje, nuk u konsiderua si arritje.Në një kohë kur Tesla Model X kalon 475, teksa Jaguar I-Pace 480 kilometra me një mbushje, arritjet e Mercedes u konsideruan si shumë të vogla. Por, duket se deklaratat e bëra nga kompania janë të gabueshme, pasi të voziturit në rrugë, ka treguar që EQC qëndron edhe shumë më gjatë.

Lajmet nga terreni, tregojnë se Mercedes-Benz EQC mund të kalojë 450 kilometra me një bateri, e cila mbushet 80 për qind brenda 40 minutave, fal sistemit unik të mbushjes.

Megjithatë, në botën e avancimit të teknologjisë së makinave elektrike, kjo nuk del të jetë arritje aq e madhe, pasi Mercedes gjithmonë është shquar për risi të mëdha. /Telegrafi/