Mercedes-AMG E63 S i qetë edhe kur lëvizë me 300 kilometra në orë (Video)

Prodhuesi gjerman Mercedes, me makinën e lansuar gjatë këtij viti, ka bërë bashkë qëndrueshmërinë, komoditetin dhe shpejtësinë e lartë.Modeli E63 S nga seria AMG, mund të vozitet edhe me 300 kilometra në orë dhe të ketë qetësi normale, ndërsa lëvizjet të ndjehen shumë pak, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon nga afër dhe derisa shpejton nëpër autostradë, ndërsa në brendi është një ambient normal.

Punimi i veçantë dhe 603 kuajfuqitë që ka nën kapak, i bëjnë të mundur shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 3.4-sekonda dhe qëndrimin në lartësinë e dëshirueshme. /Telegrafi/