Land Wind është imitimi kinez i veturës Land Rover Evoque (Foto)

Në ‘Shangai Auto Show 2017’ është prezantuar Land Wind që ka ngjashmëri të madhe me veturën britanike Land Rover.Modeli Evoque është imituar deri në detaje, megjithëse materiali i përdorur dhe përfundimet, nuk janë të njëjta me origjinalin.

Por, njohësit e automobilizmit konsiderojnë se është bërë përpjekje e madhe, ndërsa me çmimin prej 20.000 dollarëve mund të jetë mjaft e kërkuar në treg.

Në anën tjetër, në Kinë po vazhdojnë të kopjohen në masë të madhe veturat si Land Rover, Jeep dhe Porsche, ndërsa nuk po mund t’u ndalohet ky aktivitet.