Jeep dhe Harley-Davidson vazhdojnë bashkëpunimin

Dy kompanitë për të katërtin vit radhazi po forcojnë partneritetin e tyre në Evropë. Jeep tash do të jetë partneri dhe sponsori kryesor i ngjarjeve të rëndësishme në lidhje me brendin Harley-Davidson në gjithë Evropën, Lindjen e Afërme dhe në Afrikë.Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm, Jeep do të ketë pjesëmarrje edhe në tri ngjarjet kryesore të lidhura me brendin Harley-Davidson në Evropë, duke filluar nga euro-festivali në San Trope të Francës (prej 11 deri 14 maj), takimin evropian H.O.G. në Lugano të Zvicrës (nga 29 qershor deri 2 korrik), si dhe në javën e motoçiklizmit evropian në liqenin Faker, në Austri (prej 5 deri 10 shtator).

Jeep është i pranishëm edhe në ngjarjet tjera të brendit Harley-Davidson gjatë këtij viti, përfshirë manifestimin Africa Bike Week në Afrikën Jugore prej 27 deri 30 prill, Thunder in the Glens në Skoci (25-28 gusht) dhe Benelux HOG Rally në Holandë.

Krahas kësaj, automjetet Jeep do të prezantohen edhe në ngjarjet lokale në disa shtete evropiane, si Ukrainë, Hungari, Gjermani, Itali, Estoni dhe Çeki.