Ja, ku i teston Mercedes veturat e veta të reja (Foto)

Para 50 vjetësh prodhuesi gjerman i veturave ka hapur shtegun special për testim në Shtutgart, në afërsi të njërës nga fabrikat e veta.
Para se t’i hedhë në treg veturat e reja, prodhuesi teston prototipet edhe në kushtet më të vështira për vozitje në poligonin e fabrikës. Poligoni është lëshuar për punë në vitin 1967, një vit pas ndërtimit.
Gjatë ekzistimit të deritanishëm, poligoni vazhdimisht është përkryer, për të përmbushur kërkesat moderne të testimit. Njëri nga segmentet e reja është seksioni i rrugës, në të cilin gjatë vozitjes matet zhurma në kabinën e udhëtarëve.