Enterieri special në McLaren 720S, që nuk është parë te ndonjë veturë tjetër (Foto)

Njësia e McLaren që merret me kërkesa të veçanta, e ka realizuar me sukses një enterier të kërkuar prej klientit

Tashmë dihet se McLaren, japë mundësi të pafund për modifikime, si në pjesën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, transmeton Telegrafi. Kërkesat e blerësve janë të shumta dhe nuk duan ta kenë një super-veturë, ashtu di ka dalë prej prodhimit. Por, ky rast dallon prej të tjerave, sepse është kërkuar një ndryshim i tërësishëm brenda modelit 720S.

Klienti ka kërkuar që enterieri të jetë tërësisht me ngjyrë rozë të mbyllët, nga dy lloje lëkurash të shtrenjta. Pjesët anësore e kanë të njëjtin ton, ndërsa janë kapur me kujdes përmes laserit. Në pjesën e përparme është vepruar njëjtë, duke bërë që dallimi me përfundimet nga karboni, të japë një kontrast të përkryer.

Gjithë kjo punë, është kryer brenda tri javë, në një punëtori në Poloni, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa ka kushtuar. Sa i përket pjesës së brendshme, ky McLaren vazhdon ta ketë motorin 4.0-litra që prodhon 710 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 2.7 sekonda, teksa ka shpejtësi maksimale prej 530 kilometrave në orë. /Telegrafi/