Edhe autobusët do të ecin pa shoferë

Gjatë këtyre viteve të fundit janë prodhuar shumë makina që lëvizin pa shoferë.

Kjo teknologji përveç te makinat, tani po zhvendoset edhe në linjën e autobusëve.

Prodhuesi i autobusëve elektrik Proterra, ka bërë të ditur planin prej tre fazash për të krijuar autobusin publik që do të ecë pa shofer.

Kjo kompani e autobusëve në partneritet me Universitetin e Nevadës, po punojnë në programin e inteligjencës mobile për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Sipas kësaj kompanie, këta autobusë që lëvizin pa shoferë do të jenë të gatshëm në vitin 2019.