BMW prezantoi Serinë 5 për tregun kinez (Foto)

BMW në sallonin e veturave në Kinë ka ekspozuar automobilin e Serisë 5 me zgjatje të distancës ndërmjet boshteve, dedikuar për tregun kinez.Për nevojat e blerësve në Kinë, të cilët veçanërisht çmojnë automobilat me shumë hapësirë për udhëtarë në ulëset e pasme, kompania bavareze ka zgjatur automobilin më të ri të Serisë 5 për 133 mm.Centimetrat e shtuar përdoren për shtimin e hapësirës për komfor të udhëtarëve, të cilët voziten në ulëset e pasme të automobilit, transmeton KosovaPress.
Seria 5 është e pajisur me drita LED dhe mundet në Kinë të porositet në pakot e pajisjeve Luxury Line dhe M Sport.
Përveç shtimit të hapësirës për këmbë, përdoruesit e këtij automobili do të gëzojnë edhe një sërë përmbajtjesh luksoze dhe izolim të avancuar. Seria 5 e BMW-së do të prodhohet në fabrikën, e cila ndodhet në verilindje të Kinës, dhe që është në pronësi të përbashkët të BMW-së dhe kompanisë kineze të automobilave, Brilliance.