Aston Martin me edicion të limituar prej vetëm pesë njësive (Foto)

Pasi nderoi forcat ajrore me një edicion të limituar prej tetë njësive, Aston Martin sjell një tjetër edicion me tri vetura më pak.Kësaj radhe, me anë të modelit Vantage do të nderohet kultura dhe punëtoria britanike, megjithëse këto vetura shiten vetëm në Kinë.

Mirëpo, për të pasur një V8 Vantage S Great Briton Edition, duhet të paguhet hiq më pak se 303.000 dollarë, që është një çmim shumë i lartë.

Makina ka 430 kuajfuqi, duke i ndihmuar që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 4.8-sekonda.