​Renault Megane RS i ri do të ketë mbi 300 kuaj fuqi

Renault ka konfirmuar se Megane RS i ri do të jetë motor më të fuqishëm se sa që ka pasur ndonjëherë kjo kompani e prodhimit të veturave.
Versioni RS i Meganit aktual do të shtyjë forcat me modelet Honda Civic Type R ose Ford Focus RS. Megane RS ka motor 2.0 turbo-benzinë me mbi 300 kuaj fuqi. Besohet se ky motor do të zhvillohet në rreth 320 kuaj fuqi, aq sa ka edhe Civic Type R i ri. Motori standard i veturës do të ketë ndërrues manual me gjashtë shpejtësi, por Renault si opsion do të ofrojë edhe ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi. Sa i përket dizajnit, prodhuesi francez thotë se nuk do të ketë tepër “agresiv”, pasi kjo nuk përputhet me filozofinë e tyre estetike.
Ndryshe, modeli Megane RS do të ketë premierën gjatë këtij viti, transmeton teknologji.al